“Mos shtyni vaksinat, Fruthi nuk ka lidhje me autizmin”

“Mos shtyni vaksinat, Fruthi nuk ka lidhje me autizmin”

Gati 95% e fëmijëvë në Shqipëri janë të mbuluar nga vaksnimet. Në kuadër të 10-vjetorit të javës europiane të vaksinimit, specialistët e shëndetit tregojnë edhe rëndësinë e vaksinimit.

Nelaj: Këtë javë promovojmë heronjtë e vaksinimit. Promovojmë vaksinatorët në qendrat shëndetësore dhe ata në terren, që njoftojnë prindërit dhe prindërit në vaksinojnënë kohë fëmijët e tyre. Është e rëndësishme që të respektojmë kalendarin e vaksinimit në kohën e bërjes së vaksinave.

Megjithatë ka ende disa hezitime për vaksinimet, sidomos kur vjen fjala te fruthi, për të cilin është aluduar shpesh se  ndikon në shfaqjen e autizmit. Specialistja Erida Nelaj sqaron se nuk ka asnjë lidhje të kësaj vaksnine me autizmin.

Nelaj: Janë bërë shumë studime dhe nuk ka asnjë gjë të ngjashme, por besoj se prindërit janë ndërgjegjësuar dhe shumë pak janë ata ë nuk i vaksinojnë.

Specialistja shpjegon dhe rëndësinë e vaksnimit në kohë.

Nelaj: Të mos shtynë vaksinimin. Ka një arsye pse vendoset vaksina e fruthit që në moshën 12 muajsh, sepse fëmijët nuk kanë më mbrojtjen të marrë nga nëna, e nëse lihet më vonë vaksinimi, thjeshtë e lë fëmijën e pambrojtur.

Vitin e kaluar ka pasur mbi 12 vaksinime të vonuara në kohë. Nga raportimet e ISHP gjatë vitit 2018 janë kryer në total mbi 113 mijë vaksinime, ndërsa është raportuar për 65 të prekur me fruth.


EMISIONET