Mos më vononi ushqimin! Plas sherri mes burrit të dehur dhe punonjësve të qebaptores

Mos më vononi ushqimin! Plas sherri mes burrit të dehur dhe

Një klient i dehur është filmuar në Buckinghamshire, Angli duke goditur punonjësit e qebaptores me justifikimin se po i vononin ushqimin. Para se të përpiqet që ti  qëllojë, ai i bërtet dhe i afrohet i revoltuar për të kërkuar porosinë e vonuar.

Pamjet janë kapur nga një person aty pranë që po shihte stafin se si po mundohej ta qetësonte, por nuk ia doli dhe çdo gjë u kthye në një ring 'boksi'.

Burri i paidentifikuar u godit nga një prej punonjësve që hyri të mbrojë kolegun e tij. Pjatat plastike fluturuan në ajër teksa shkëmbeheshin goditjet e dy palëve. Njëri prej djemve të stafit pësoi nxirje të syrit nga kjo zënkë.

Pamjet u publikuan në rrjete sociale dhe pati shunë reagime të personave që kanë patur shërbim të shkëlqyer dhe nuk e tolerojnë aspak veprimin e klientit të dehur.

EMISIONET