Sa herë që ai del në ekran, shkakton shumë të qeshura. Këtë herë, Bes Kallaku ka dhuruar pak humor tek ndjekësit e tij duke kujtuar rininë dhe pasionin për sportin.

Para disa vitesh, ai ishte pjesë e ekipit të Mamurrasit. Ndonëse tani i përket botës së ekranit, aktori kujton me nostalgji kohën kur ishte futbollist.

“Çfarë tifozerie kam pasur atëherë kur luaja për Mamurrasin. Unë jam ai kuq e zi përballë, mos më kërkoni te delet”, shkruajti ai në Instagram.

Nuk kaluan shumë minuta kur ndjekësit e tij dërgonin figura ku tregonin se po qeshnin me lot nga kjo batutë e aktorit.

/Ora News.tv/