Mori karton të kuq, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pasi mori karton të kuq për Juventus në ndeshjen kundër Valencias.

Debutimi i yllit të futbollit në Ligën e Kampionëve përfundoi me një karton të kuq.

Ylli portugez kishte bërë një fillim premtues për ndeshjen e së mërkurës në stadiumin Mestella pasi ai krijoi mundësitë e hershme për Mario Mandzukic dhe Sami Khedira para se të përplasej në zonën e penalltisë me mbrojtësin e Valencia, Jeison Murillo.

Ronaldo goditi dhe tërhoqi flokët e kolumbianti Murillo ndërsa gjyqtari Felix Brych pa asnjë hezitim i tregoi kartonin e kuq pas konsultimit me asistentin e tij.

Ronaldo, aq i etur për të bërë një përshtypje të hershme për Juven gjatë ndeshjes, vendosi duart në kokë para se të largohej me sytë e tij të mbushur me lot.

Por pavarësisht se ishte me 10 lojatrë Juventues siguroi fitoren nga Valencias në rezultatin 2:0.

EMISIONET