Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë vendimit.

Me 13 maj, në një seancë dëgjimore maratonë, që nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 14:20 minuta të së hënës, drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastër, Arben Pasho u ballafaqua me pikëpyetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasurinë dhe profesionalizmin.

Pozita e kreut të Prokurorisë së Gjirokastrës duket se u rëndua edhe nga një marrëdhënie financiare me një biznesmen, që ishte denoncuar tre herë për pastrim parash, por që Prokuroria e Gjirokastrës i kishte mbyllur hetimet në të tre rastet.

Pasho deklaroi se hetimet ishin mbyllur për shkak të mungesës së provave.

Hetimi administrativ për Pashon u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Arben Pasho drejton Prokurorinë e Gjirokastrës prej vitit 2011, ndërkohë që ka punuar si prokuror edhe në Sarandë e Tepelenë. Ai iu nënshtrua procesit të vetingut për të tre kriteret.


/Ora News.tv/