Ky është mankthi më i keq i çdo personi që mban kafshë shtëpiake.

Një qenushe ka rrezikuar jetën e saj pasi ka mbetur varë në kangjellat e ballkonit në katin e tretë, ndrësa katër persona qëndrojnë poshtë me një çarçaf në përpjekje të dëshpëruaer për ta shpëtuar.

Lhasa Apso, nga Brazili u frikësua nga fishekzjarret e Vitit të Ri dhe mbeti e varur në ballkon. Më pas putrat e saj u shkëputën nga kangjellat dhe ra mbi çarçafin që mbanin banorët në duar. Ngjarja ndodhi në Parque Amazonia, Goiania.

Pronari i qenushes Jean Siqueira i cili nuk ishte në shtëpi kur ndodhi incidenti, tha se e përkëdhelura e tij ishte frikësuar nga fishekzajrret dhe u përpoq të ikte duke vrapuar në ballkon.



/Ora News.tv/