"Lum grushtash", Ora News siguron videon kur sulmohet avokati në Durrës

Ora News ka siguruar videon e momentit të dhunimit të avokatit Ilia Ilia ditën e djeshme para prokurorisë së Durrësit

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 minuta të 19 korrikut. Nga pamjet duket se avokati po flet me një person të dytë, kur pranë tyre i afrohen dy persona. 

Njëri, ai me kapele dhe me pantallona treçerekëshe, tërheq nga krahu personin me të cilin po fliste avokati, ndërsa shoku i tij një burrë i veshur me pantallona të errëta dhe bluzë të bardhë fillimisht i thotë diçka, dhe qëllon me grusht në fytyrë avokatin, teksa shoku tjetër afrohet.

Më pas burri që ishte me avokatin vrapon ti shkojë në ndihmë. Ndërkohë të dy autorët i vërsulen me grushta për disa minuta dhe më pas largohen.

Avokati Ilia Ilia u çua në spital dhe pamjet treguan plaget, me sy e hundë të nxirë

Dje avokati u tha gazetarëve se nuk i njihte autorët ndërsa e lidh me përplasjen që ka pasur me një prokuror në seancë gjyqësore. 

Ilia Ilia: "Sot dola nga seanca gjyqësore, rreth orës 10:30 nga prokuroria. Më doli fillimisht një person përpara dhe më thotë: Ti je ai që i ke bërë karshillik prokurorit Arjan  Ndoi. Nisi të thoshte fjalë fyese dhe sapo i lija çantën një tjetri më goditi. Kur më godit erdhi dhe personi tjetër. Dhe unë kundërveprova sa munda. 





EMISIONET