Momentet e tmerrit/ Puma e fqinjit oligark rus i hyn në oborr dhe i sulmon qenin

Momentet e tmerrit/ Puma e fqinjit oligark rus i hyn në oborr dhe i sulmon

I zoti i shtëpisë ka fokusuar në një video momentin kur një puma hyri në kopshtin e shtëpisë së tij dhe pasi kapi për qafe qenin nuk e lëshonte. 

Ngjarja është filmuar në një fshat pranë Moskës në Rusi.

Pronari ishte aq i frikësuar sa nuk guxonte të dilte jashtë ndërsa qeni tjetër i shtëpisë vijonte t'i lehte pumës por pa guxuar të ndërhyjë. 

Banorët e fshatit Kozino pranë Moskës thonë se Puma ishte kafsha shtëpiake e një oligarku rus aty pranë e cila kishte arritur të largohej.  

Të zotët e shtëpisë u detyruan të thërrisnin shërbimet e emergjencës dhe vetëm pas një orë e gjysmë ato kanë arritur të qëllojnë kafshën me qetësues. 

Në këtë shtëpi jetonte dhe një vajzë 5 vjeçare e cila luan shpesh jashtë në oborr. Imagjino sikur e vogla të kishte qenë në oborr në momentin kur sulmoi puma.





EMISIONET