Një incident i rënda ka ndodhur në ndeshja që po luhet midis Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Kur po luhej minuta e 84-të, vëllai i Tefik Osmani bie nga tribuna ku ndodhej. Sokol Osmani u nis menjëherë drejt spitalit të Korçës për ndihmë më të specializuar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Osmani është zëvendësuar nga Ilir Daja, ndërsa lojtari ka vrapuar për të shkuar në spital pranë të vëllait, për të qenë afër tij në këto momente të vështira.

Ngjarja ndodhi në momentin kur Gjergji Muzaka realizoi golin e avantazhit të Skënderbeut.  

Sipas burime për "Ora News" vëllai i Osmani është në gjendje të stabilizuar, ndërsa vijon të qëndroj në reanimacion. Sokol Osmani ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë, ndërsa pritet që të transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.


/Ora News.tv/