Momente ankthi në Korçë, përroi merr para fëmijën: Babi, Babi! Shikoni videon

Reshjet që ranë pasditen e djeshme kanë shkaktuar dëme në fshatin Goskov dhe Vinçan njësia administrative Voskop të Korçës.
Përroi ka dalë nga shtrati duke marrë me vete makina e pemë.  

Në një video e publikuar në rrjetet sociale nga Nardi Ymeri pronari i një punishteje ku kryhen saldime shihet sesi uji vërshon me furi dhe merr para çdo gjë.  

Një dëshmitar tregon për Ora News detaje të videos. Në një moment ka qenë vëllai i tij duke filmuar dhe ia ka dhënë djalit që të vijojë filmimin ndërkohë që ai do të ndihmonte të vëllanë.

Rrjedha u bë aq e fuqishme sa mori para dhe djalin që kishte kamera dhe e përplas me disa hekura.

Në video dëgjohet zëri i djalit që kërkon ndihmë: Babi babi! Dhe i ati që e sugjeron të mbahet pas disa hekurave.

Në komentet që janë poshtë videos Nardi tregon se veç dëmeve materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.

Për fat të mirë djali ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

Ndërkohë video të tjera të publikuara në facebook nga banorë të këtij fshati tregojnë se përroi ka marrë para çfarë ka gjetur, makina e pemë duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë prapa baltën. 

  Edhe në fshatin Vinçan, ngjitur me fshatin Goskov përroi në disa vende ka shkaktuar dëme, ndërsa breshëri ka dëmtuar të gjitha të mbjellat. 


(Breshëri dëmton vreshtat në Voskop të Korçës)



(Situata pas përmbytjeve)






EMISIONET