Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, ka thënë se kryetari Albin Kurti dhe deputeti tjetër Xhelal Sveçla, kishin mobilizuar një grup aktivistësh që t’i rrahin anëtarët e kryesisë që nuk ishin pro kandidaturës së Kurtit për kryeministër në zgjedhjet qendrore.

“Ka pas mobilizim të aktivistëve që të na rrahin kush jemi kundër Kurtit kryeministër. Albini e Xhelali i kanë thirrur. Ka qenë nën organizimin e tyre”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTV-së.

Molliqaj ka thënë se në VV kishte pasur kusht që të mos lejohej kandidatura e tij për deputet.

“Ai u kishte thënë se tash nuk kanë besim në mua dhe se unë kam paraqitur rrezik”, ka thënë ai.

Molliqaj ka thënë se anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, i kishte kërkuar të mos fliste një vit.

“Më kërkoi të shkoj në Tiranë dhe të mos flas për një vit. I duhesha atyre atje që të më besonin se s’kam plane kundër Kurtit”, ka thënë ai.

Ai theksoi se është krejtësisht gënjeshtër deklarata se Molliqaj kishte kërkuar moskandidimin e Kurtit.

/Ora News.tv/