Kapiteni i Kroacisë Luka Modric ka këmbëngulur që skuadra e tij duhet të jetë e përqendruar edhe pas fitores 3-0 ndaj Argjentinës.

Mesfushori i Real Madrid tha për "Sky Sports Neës" se shokët e skuadrës së tij nuk duhet të jenë shumë euforik.

"Le të mos jemi euforik. Natyrisht që kjo fitore do të rrisë besimin tonë për ndeshjen e ardhshme dhe ne kemi treguar se mund të krijojmë mundësi, por le të qëndrojmë me këmbë në tokë. Në pjesën e parë kur Argjentina kishte topin, ne ishim të përqendruar për të ndalur Messin që të merrte topin. Ai është lojtari më i rrezikshëm, kemi krijuar tre shanse të pastra që nuk arritëm t'i shfrytëzonim, por në pjesën e dytë u hap dhe e merituam të fitojmë".-tha 32 vjeçari.

Kroacia është kokë grupi në Grupin D me 6 pikë, ndërsa do të tentoj të thelloj distancën me një fitore të mundshme ndaj Islandën.

/Ora News.tv/