Modelja shqiptare për vogëlushen: Nuk jam perfekte, por e bekuar

Modelja shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj ka zgjedhur disa fjalë të ndjeshme për t’ia dedikuar vajzës së saj.

Në një fotografi ku janë pranë njëra-tjetrës, Emina shkruan: "Hajde mami ulu... hajde ulu. U ula, i kapa dorën dhe zemra më shkriu. Mendoj shumë se ku kam arritur sot në jetë. Më pëlqen të jem mama më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. I gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë. Falenderoj Zotin që më dha dhuratën më të mirë, atë të sjelljes së një jete në këtë botë.

Nuk jam një mama perfekte, kjo nuk është në fjalor dhe po mësoj çdo ditë, por edhe në ditët më të vështira, e di sa me fat që jam që kam një vogëlushe që më thërret mami. Të dua shumë Ella Faria, faleminderit që më zgjodhe mua për të qenë mamaja jote."

Dihet se Emina është në pritje të një foshnje tjetër me miliarderin Sam Nazarian, por nuk dihet gjinia. Ndërkohë vazhdon të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bën vizita të shpeshta në Shqipëri.

EMISIONET