Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. 

Ylli i pasarelave në një foto të publikuar në Instagram ka treguar barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të kuq të ngushtë mbas trupit me dekolte të hapur, Emina  ka vënë në pah barkun.

“Ndjesia më e bukur është të krijosh një jetë,”-shkruan ajo.

Modelja është e martuar me milionerin izraelit Sam Nazarian dhe kanë një vajzë së bashku, Ellan.

/Ora News.tv/