Modelja kërkon falje për dietën 'shkatërruese' që i sugjeroi fansave

Modelja e Bridget Malcolm konsiderohet si një prej femrave më të bukura, format e mira trupore të së cilës duken hapur.

Por kur e sheh veten në pasqyrë, ajo vë re dicka ndryshe. Pavarësisht faktit se është modele e 'Victoria Secret', 26-vjecarja sheh vetëm kilogramë të tepërt që duhet ti largojë nga trupi. Në këtë mënyrë ajo zbaton disa dieta ushqimore, të cilat shpesh herë ua sugjeron dhe ndjekësve.

Por këtë herë ka gabuar rëndë dhe i ka kërkuar falje për dietën që supozohej të ishte e shëndetshme. Ajo vuante nga dismorfi i trupit, që është një gjendje e shëndetit mendor dhe i bën të prekurit të fokusohen në paraqitjen e tyre.

"Do doja t'ju kërkoja falje për gjërat që kam shkruajtur dhe kam thënë gjatë viteve të fundit. Unë mendoja se po bëja gjënë e duhur për shëndetin tim. Isha nën efektet e dismorfit të trupit dhe nuk isha një modele që luaja rol pozitiv tek ju", shkruajti ajo.

EMISIONET