Modelja Bella Hadid i adhuron reklamat që realizon vetë. Këtë e kanë treguar disa fotografi ku ajo duket duke qëndruar para pikturës së saj në Paris.

Bella arriti në aeroportin "Charles de Gaulle" të premte dhe ndërkohë që priste valixhet, po shijonte reklamat.

Në një moment, bukuroshja nxorri telefonin për ti bërë fotografi 'vetes' ndërkohë që mbante orën e një koleksioni të ri që përfshin 48 diamante dhe kushton mbi 6 mijë dollarë.

/Ora News.tv/