Tre pushues janë shpëtuar nga policia kufitare në Durrës. Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

"Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor, e cila peshkonte me disa persona në bord rrezikonte të fundosej.

Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore", thuhet në njoftim.

/Ora News.tv/