Një 70 vjeçar i prekur nga disa sëmundje është shpëtuar nga një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mëngjesin e sotëm e Zallbastarit në rrethinat e thella të Tiranës.

Mjeku roje i Zallbastari ka telefonuar rreth orës 02:00 të natës Njësinë e Koordinimit duke kërkuar ndihmë për pacientin me gjendje neurologjike të ndryshuar dhe që kishte rënë në tokë.

Vetë doktor Bashkimi kishte udhëtuar rreth një orë e gjysmë në këmbë i lajmëruar nga familjarët.

Doktori i ka dhënë ndihmën e parë pacientit me iniciale A.A, i cili vuante nga diabeti deri në orën 06:10 minuta të mëngjesit, pasi zona ishte e bllokuar për shkak të lumit.

Helikopteri e ka transportuar në mëngjes pacientin drejt QSUT-së në Tiranë, ku vazhdon trajtimi i tij pranë specialistëve.

/Ora News.tv/