Një grua ka deklaruar se mjekët e quajtën “çnjerëzore” pasi nuk abortoi binjakët e saj kur i plasën ujërat në javën e 16-të të shtatzënisë.

Hannah Morris, 27 vjeçe u trondit kur humbi lëngun amniotik, të quajtur ndryshe plasje e placentës.

Ajo deklaroi se infeksioni E.Coli, të cilin nuk ia trajtoi gjinekologia mund të ketë shkaktuar plasjen e ujërave para kohe. Nëna e tre fëmijëve refuzoi të ndiqte këshillën e mjekëve për të abortuar fëmijët e saj, edhe pse i thanë se mund të vdisnin ose të lindnin me aftësi të kufizuara.

Në pjesën tjetër të shtatzënisë, Hannah piu tetë litra ujë në ditë dhe mbajti regjim shtrati për të shmangur humbjen e ndonjë lëngu tjetër.

Kur u bë 34 javëshe, ajo lindi lindi George dhe Alfie King nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale dhe të dy janë tani të shëndetshëm.

“Shumë mjekë nuk e dinin se çfarë të bënin me mua. Bëra 1 milionë pyetje të tipit – A mund të mbijetojnë foshnjat? Ata thanë se me 100% mundësi foshnjat mund të mos mbijetonin dhe unë duhet të merrja ilaçe për të hyrë në sallën e lindjes.

Zgjedhja për të vazhduar shtatzëninë  ishte jashtëzakonisht çnjerëzore dhe ishte gjëja më e keqe që mund të bëja, sepse foshnjat e mia me siguri nuk do jetonin.

Ata thane se unë po i shkaktoja shumë dhimbje fëmijëve duke vazhduar me shtatzëninë”, tha Hannah.

Tani djemtë e saj janë të shëndetshëm si gjithë fëmijët e tjerë dhe gjatë këtyre dy viteve nuk kanë patur shqetësime serioze shëndetësore.

/Ora News.tv/