Mjekët janë shprehur kundër projektligjit për ndryshimet në kodin penal në rastet e dënimit të gabimeve mjekësore. Drafti parashikon që bluzat e bardha të dënohen nga gjobë deri në 4 vjet burg sipas pasojave deri në humbjen e jetës, ndërsa termi mjekim i pakujdesshëm zëvendësohet me fjalën neglizhencë. Por bluzat e bardha thanë se neglizhenca në trajtimin mjekësor varet së tepërmi edhe nga kushtet e punës, të cilat jo gjithnjë janë optimale.

Komisioni i Shëndetësisë shqyrtoi ndryshimet ligjore që ulin me një vit dënimin për bluzat e bardha në rastet e gabimeve në dëm të klientëve.

Sipas paketës së re, dënimi për mjekët varion nga gjobë deri në 4 vjet burg në rastet e vdekjes së pacientëve.

Drafti parashikon emërtimin neglizhencë në vend të termit mjekim i pakujdesshëm.

Spahiu: Nënkuptohet neglizhenca kur kemi bërë një mjekim të pajustifikuar, kur është një dështim mjekësor dhe kur kemi një fatkeqësi mjekësore.

Mjekët e mbledhur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, e kundërshtuan projektligjin e ri.

Ata  u shprehën kundër draftit pasi kishin kërkuar që dënimet penale të shfuqizoheshin plotësisht, duke mos i dënuar dhe arrestuar në rastet e trajtimit të pakujdesshëm të pacientëve.

"Kemi kërkuar që neglizhenca mjekësore të fillojë që nga gjoba deri në burg".

Bluzat e bardha shtuan se në rastet kur ndodh neglizhenca varet edhe nga kushtet e punës.

"Elementi kryesor janë standardet e dhënies së kujdesit dhe standardet nuk i përcakton profesionisti, por sistemi"

Profesionistët e shëndetit kërkuan që shteti të mbështesë edhe pacientët në rast të invaliditetit për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, duke i ofruar siguracion.

/Ora News.tv/