Një nënë e re që u këshillua 14 herë nga mjekët të abortonte foshnjën ka sjellë në jetë një vajzë.

Kiera Meldrum, nga New York kundërshtoi këshillat e mjekëve që i ofruan si opsion abortin në çdo javë të shtatzënisë, pasi skaneri tregoi se fëmija kishte ascites të gradës së tretë në zorrë, grumbullim jonormal i lëngjeve në bark që shkaktojnë enjte.

Ky grumbullim i lëngjeve shkakton një sërë komplikacionesh, por 20-vjeçarja kishte pësuar 4 aborte të mëparshme ndaj nuk pranoi të hiqte dorë nga vajza.

Kierës i erdhën dhimbjet e lindjes në javën e 34-t të shtatzënisë dhe u tmerrua se mund të humbiste Lillee-Rose.

Asaj ia morën foshnjën nga duart për ta futur në operacion disa minuta pas lindjes.

Pas operacioneve të shumta për shpëtimin e jetës së Lillee-Rose dhe tetë javësh të gjata në spital, Kiera tani më në fund ka arritur të marrë në shtëpi vajzën e saj.

Lillee-Rose është shtëpi dhe e lumtur. Ndonëse ka një zorrë delikate, mjekët nuk parashikojnë ndonjë problem në të ardhmen.



/Ora News.tv/