Mjekët në Indi ka arritur që të heqin një tumor truri prej 1.8 kg nga koka e një 31-vjeçari.

Tumori i hequr konsiderohet më i madh në botë. Operacioni zgjati 7 orë dhe u zhvillua më 14 shkurt në spitalin Nair në qytetin perëndimor të Mumbai.

Procedura nuk u bë publike pasi mjekët nuk ishin të sigurtë deri tani nëse do të ishte e sukseshme.

"Tani është duke u shëruar, por është jashtë rrezikut për jetën,"-tha Dr.Trimurti Nadkarni, shefi i neurokirurgjisë, për BBC.

Santlal Pal, një tregtar nga Uttar Pradesh, jetoi me tumorin për tre vite përpara se operacioni i tij të kryhej.

Mjekët thanë se zoti Pal kishte humbur shikimin e tij për shkak të tumorit, por shpresojnë se do ta rifitojë ndërsa vazhdon të rimëkëmbet nga operacioni.


/Ora News.tv/