Mjekësia e Gjuhët e Huaja në mësim, disa Fakultete vijojnë bojkotin

Mjekësia e Gjuhët e Huaja në mësim, disa Fakultete

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Universitetin e Mjekësisë ka rinisur mësimi. Studentët tregojnë se koha e protestës për ta përfundoi, ndërsa kolegët e tyre në Universitetin e Politeknikut, Fakultetin e Ekonomisë apo Histori Filologjisë vijojnë bojkotin.

Pas protestave në sheshe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja iu rikthyen auditorëve.

Në klasa shihen pedagogët dhe studentët që kanë nisur procesin e mësimit rregullisht.

"Kemi filluar, kemi rreth një javë.Gjithmonë një ditë po, një ditë jo. Besojmë se protesta mjafton dhe jemi pro mësimit".

"Mësimi ka filluar që me datë 7, mësimet që janë bërë duhet ti studiojmë vetë".

Edhe Universiteti i Mjekësisë e ka nisur mësimin duke mos iu bashkuar studentëve të Ekonomikut e Juridikut që kanë vijuar bojkotin.

"Kemi një javë që jemi kthyer në mësim. Ishte vendimi i gjithë shkollës".

Në auditore janë rikthyer edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndërsa, Fakultetet e tjera vijojnë të mos zhvilojnë mësim.

Tek Ekonomiku sallat janë bosh dhe studentët qëndrojnë të vendosur për të vazhduar ngujimin.

E njëjta situatë është edhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Politeknikut dhe Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Ndërsa fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinieria e Ndërtimit pritet të bëjnë një sondazh për vendim bojkoti apo rikthimi në auditore.

EMISIONET