Mjaftojnë 120 minuta, Sportingu pret biletën për në çerekfinale

Mjaftojnë 120 minuta, Sportingu pret biletën për në

Sportingu i Lisbonës është skuadra e 5-të që pret biletën për në fazën e 1/4-ave të Europa League.

Shqiponjave portugeze iu nevojiten 120 minuta lojë për të eliminuar Plzen që pavarësisht se fitoj me shifrat 2-1 nuk shkoj më tutje.

Koha e rregullt përfundoj me shifrat 2-0 për çekët që duhet thënë se e merituan më shumë kalimin në fazën tjetër. Të dy gola mbajnë firmën e sulmuesit kryesor Marek Bakos, por që në fund nuk vlejtën, pasi rrjeta e Rodrigo Battaglia në minutën e 107-të i dha kualifikimin miqve.

Portugezët kishin mundësinë që ta mbyllnin çështjen e kualifikimit që në 90 minutëshin e rregullt, por Bast Dost shpërdoroj nga 11 metra larg.

EMISIONET