Analisti grek: Rama do t'i bishtnojë marrëveshjes me Greqinë me porosi të Erdogan

Korrespondenti i Ora News, Robert Goro në një lidhje me Skype për "360 Gradë" në Ora News, thotë se në Greqi një analist i njohur i çështjeve diplomatike thotë se kryeministri Rama do t'i bishtojë marrëveshjes me Greqinë për shkak të Erdoganit.

Goro: Deri më tani ka pasur vetëm një koment analitik nga një gazetar i njohur i çështjeve diplomatike. Ka qenë një shkrim me nota tepër konspirative ku implikonte përsëri edhe Turqinë që e lidhte me takimin e fundit të kryeministrit Rama me Presidentin Erdogan. Rama në fund ka për t'i bërë bisht sepse ka marrë direktiva nga Erdogani dhe nga ana tjetër i bie edhe palës greke, duke i kërkuar që të mos rinegociojë marrëveshjen e vitit 2009, që pavarësisht se është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ajo do të mbetet në fuqi për palën greke, sipas analistit grek.


EMISIONET