Miss Globe në Ora News, 58 vajzat njihen me historinë e televizionit

Konkurentet e Miss Globe 2017, vizituan këtë të mërkurë ambientet e Ora News. Ato u njohën nga afër me historinë e televizionit ndërsa mbetën të impresionuara nga studio, teknologjia e përdorur si dhe stafi i Ora News.

Karriera e tyre është e lidhur ngushtë me median dhe për ta prekur e njohur nga afër këtë industri e botë të magjishme, 58 vajzat e Miss Globe 2017 vizituan ambientet e Radio Televizionit Ora News.

Bukuritë nga mbarë bota u pritën nga familja Ndroqi.

Presidenti i RTV Ora News dhe Drejtorja e Përgjithshme e televizionit i njohën konkurentet për kurorën e Miss Globe me historinë e suksesshme 10 vjeçare të Ora News.

I pari ambient i vizituar prej tyre, ishte muzeu i televizionit, ku ruhen me kujdes e fanatizëm pajisje të medias por edhe objeket të tjera historike autentike shqiptare.

Përmes fotove u njohën me rrugëtimin 10 vjeçar të Televizionit.

58 vajzat e Miss Globe vizituan nga afër studiot e reja të televizionit, u njohën me teknologjinë më të fundit të implementuar si dhe stafin e Ora News.

Nga kamera nuk kanë asnjë ndrojë dhe nuk nguruan të komunikojnë me teleshikuesit përmes studios se lajmeve.

‘Përshëndetje të gjithëve, emri im është Madalina përfaqësoj Rumaninë dhe jemi live nga Ora News. Sot do të flasim për eksperiencën tonë në Shqipëri, është një vend mahnitës, duhet ta vizitoni’.

Ambienti dhe teknologjia më e fundit e përqafuar nga televizioni ka impresionuar 58 vajzat e Miss Globe sa do të dëshironin të ishin pjesë e kësaj media.

‘Jam shumë e lumtur që ndodhem në Ora News, jam gjithashtu e gëzuar të takoja Drejtoren e Përgjithshme Mariamin e cila po ashtu është nga Armenia. Gëzohem që njoha Shqipërinë dhe njerëzit këtu dhe vërtet nuk dëshiroj të kthehem në vendin tim. Por jam shumë e impresionuar nga televizioni, studio dhe stafi’.

‘Jam shumë e emocionuar të jem këtu si Miss Meksiko. Ishte nder të takoja Konsullin e Nderit në Meksikë dhe vizita në këtë televizion është me shumë rëndësi për mua. Do të ishte një ide e bukur nëse do të punoja këtu, ndoshta në të ardhmen rikthehem në Shqipëri’.

Disa prej tyre dolën nga ambientet e Ora News me dëshirën për t`u rikthye jo vetëm si vizitore por për t`ju bashkuar stafit të televizionit.

‘Për aq sa mundëm të shihnim, Ora News është një televizion, modern, i madh dhe i bukur. U njohëm me historinë e kësaj media dhe jemi të impresionuar. Na thanë se Presidenti i Televizionit përpiqet të adaptojë teknologjinë më të fundit për ti bërë lajmet çdo ditë e më cilësore’.

‘Jam e mahnitur, duket sikur njerëzit kanë vendosur zemrën e tyre në çdo punë. Unë jam mësuese por pas kësaj eksperience vendosa të ndjek gazetarinë, uroj që në vendin tim të gjej një televizion po kaq të këndshëm sa ky’.

Në datën 3 nëntor, kompeticioni ndërkombëtar i bukurisë, që zhvillohet në Shqipëri për të 14 vit rradhazi do të kurorëzojë vajzën më të bukur.

[caption id="attachment_1117066" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117065" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117063" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117062" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117060" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117059" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117057" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117055" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117053" align="alignnone" width="640"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

[caption id="attachment_1117054" align="alignnone" width="509"] FOTO: Rei Ujkashi[/caption]

/Oranews.tv/

 

 

 

 

EMISIONET