Një familje nuk ka arritur të realizojë pushimet verore këtë vit pasi qeni i tyre shkaktoi një incident.

Për fat të keq, nëna nuk kishte vënë pasaportat e fëmijëve në një vend të sigurt dhe kafsha e familjes i hëngri.

Kështu Ella Arundell, 32 vjeçe dhe partneri i saj Russell Mack, 35 vjeç u detyruan të anullonin pushimin e tyre 1 javor për në Majorca.

Ata u paralajmëruan se nuk do ngjiteshin dot në avion nëse nuk do kishin pashaporta të rregullta. Edhe pse u munduan ti ngjistin, çifti nga Winchester, së bashku me tre fëmijët e tyre nuk arritën të realizonin dëshirën e tyre.

/Ora News.tv/