Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar si edhe ndër këngëtarët më të pëlqyer.

Ata kanë dalë shumë herë së bashku në skenë dhe tani do të vijnë më një duet të ri.

Dhe projekti më i fundit i çiftit të këngëtarëve do të vijë më 28 nëntor, data e lindjes së vajzës së tyre Amelia edhe Dita e Pavarësisë.

Lajmi është konfirmuar nga Miriam në një foto të publikuar në Instagram me mbishkrimin: Të martën, me 28 Nëntor me tinguj e fjalë zemre vjen "DHURATA" jonë për ju.

/Ora News.tv/