Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë sjellë për publikun këngën më të re "Duamë", ku shprehin dashurinë për njëri tjetrin.

Klipi është xhiruar në Maldive, ku edhe u martuan para disa javësh. Ata kanë treguar mrekullitë e vendit si dhe momentin kur shkuan drejt altarit së bashku me vogëlushen e tyre.

Fotografitë e dasmës i shoqëruan me datën e sotme duke treguar se kanë një surprizë për fansat. "Duamë" u publikua sot, pikërisht për ditëlindjen e Miriamit.

Teksti dhe melodia e këngës është punuar nga vetë Albani, i cili shpreh me muzikë ndjenjat e tij ndaj bashkëshortes.

/Ora News.tv/