Mirditë, arrestohet piromani

Mirditë, arrestohet piromani

Arrestohet i dyshuari si piromani që i vuri zjarrin pyllit në Thirrë të Mirditës më 26 prill 2018

Personi në pranga është  Edmond Marku,  29 vjeç, banues në Mirditë.

"Ky shtetas dyshohet se në vendet e quajtura "Pylla e Thirres", "Livadhi i Drenit" në Thirrë Mirditë, ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja, ku për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, ky zjarr është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor."

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor"  parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal.

EMISIONET