Miratohet vendimi për hotelet, për 4 yje investim 8 mln euro, për 5 yje, 15 mln euro

Qeveria ka miratuar kriteret për investitorët strategjikë në fushën e turizmit për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje. Këta investitorë përjashtohen nga taksat, ndërsa për të përfituar statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”, duhet të plotësojnë disa kritere.

Çdo investitor duhet të investojë në ndërtimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, ndërsa duhet të ketë lidhur kontratë të vlefshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së statusit, me një operator menaxhues të strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special.

Për investitorët që duhet të aplikojnë për hotelet me 4 yje, duhet të ketë ndërtuar ose të menaxhojë të paktën 5 struktura akomoduese në fushën e turizmit. E njëjti kusht vlen edhe për ata me 5 yje. Ndërtuesi duhet të ketë investuar këto hotele në të paktën 3 vende të BE-së, e nëse ndodhen jashtë BE-së, atëherë numri i hoteleve si kusht shkon në 8.

Investitor nuk duhet të ketë probleme penale, dhe duhet të jetë i rregullt me detyrimet tatimore dhe taksat.

Për të ndërtuar një hotel me 4 yje, investitori duhet të investojë të paktën 8 milionë euro, ndërsa me 5 yje, 15 milionë euro, ndërsa kusht është që të ketë pasur xhiro të paktën 40% të vlerës së investimit në 3 vitet financiare të fundit të marra së bashku.

Për të marrë statusin special, investitori/ët duhet të paguajnë tarifën e aplikimit prej 200 000 (dyqind mijë) lekësh, ndërsa për hotelet me 5 yje, shuma është 300 mijë lekësh.  Vlerësimi i aplikimit për dhënien e statusit bëhet nga Komisioni, në ministrinë përgjegjëse për turizmin.

Komisioni përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, përfaqësues të strukturave përkatëse në ministrinë përgjegjëse për turizmin ose institucione në varësi të saj dhe asistohet nga sekretariati teknik.

Çdo investitor, shqiptar ose i huaj, që kërkon të aplikojë për marrjen e statusit, "special”, ka të drejtë që të aplikojë për të përftuar njërin nga këta dy statuse.

 Ministri përgjegjës për turizmin shqyrton raportin përmbledhës të komisionit dhe nëse është dakord me vendimmarrjen e komisionit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, i propozon Këshillit të Ministrave dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese 4 ose 5 yje, status special” aplikuesit.

 Kundër vendimit të ministrit përgjegjës për turizmin mund të bëhet ankim në gjykatë.

1. Pas dhënies së statusit nga Këshilli i Ministrave, aplikuesi njoftohet autoriteti kontraktues që brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të nënshkruajë marrëveshjen e zhvillimit me autoritetin (në vijim “Marrëveshja”).

Sigurimi i marrëveshjes bëhet, si më poshtë vijon:

 a) Për hotelet me 4 yje 10% e vlerës 8 milionë euro (800 mijë euro); dhe

b) Për hotelet me 5 yje 10 % e vlerës 15 milionë euro (1.5 milionë euro).

 

EMISIONET