Miratohet koncesioni për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat me vlerë 280 mln euro. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi vetëm me votat e maxhorancës këtë projekt, ndërsa u theksua se në këtë aks do të ketë disa ura, tunele dhe mbikalime dhe me standardet e BE.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka hapur rrugë miratimit të projektit për ndërtimin e Rrugës Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat.

Zv/ministri Artan Shkreli ka shpjeguar se kostoja e lartë e rrugës është për shkak të parametrave dhe ndërtimit të urave, tuneleve dhe mbikalimeve.

Investimi në të dy rrugët kap vlerën e mbi 280 mln eurove.

Shkreli: Gjithashtu propozohet ndërtimi i rreth 10 km rrugë dytësore që e shoqërojnë këtë autostradë. Autostrada në vetëvete është e kategorisë A, kategoria më e lartë e autostradës që parashikohet nga standardet ndërsa rrugët dytësore janë të tipit C. Në projekt janë marrë në konsideratë edhe zonat urbane.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se ndërtimi i rrugëve me koncesion është domosdoshmëri pasi buxheti nuk ka mundësi financiare për ti ndërtuar.

Ahmetaj: E theksoj për të sqaruar opinionin publik, për të gjithë ata që dalin dhe thonë se 1 km bën 15, 12, 13 milion euro. Është 4.8 milion euro km normal thonë, pa vepra.

Këto dy projekte pritet të kalojnë në parlament për votim në seancën e të enjtes. Projekti mori votat kundër të opozitës së re parlamentare.





/Ora News.tv/