Qeveria ka miratuar listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2019. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa përftimet e saj janë për një sërë kategorie të qytetarëve.

Është miratuar nga qeveria lista e barnave të rimbursueshme që tregtohen në tregun e lirë farmaceutik për vitin 2019.

Barnat nisin që nga  tableta apo shurupe që përdoren për trajtimin e dhimbjeve të kokës, si dhe barna të tjera.  

Këshilli i Ministrave vendosi rimbursimin e listës së I të barnave të rimbursueshme që tregtohen në farmacitë e spitaleve dhe listën II të barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. 

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare është miratuar edhe masa e mbulimit të çmimeve të barnave të renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50-100% sipas grupeve terapeutike dhe barnave.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor duhet të përcaktojë kufizimet në përdorim, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e rimbursueshme të kësaj liste si edhe të lidhë marrëveshje me farmacitë për reduktimin e çmimit të përcaktuar në këtë vendim me mbajtësit e autorizimit për tregtim, me miratimin e Këshillit Administrativ.

/Ora News.tv/