Miratohet heqja e akcizës për pijet energjike, Braçe voton kundër në komision

Miratohet heqja e akcizës për pijet energjike, Braçe voton

Komisioni i Ekonomisë miraton heqjen e akcizës për pijet energjike.

Jorida Tabaku: Katër vite më parë  na thatë që të gjithë vendet e rajonit  kanë akcizë për pijet energjike. Na thoshit ju jeni të korruptuar. Kush është i korruptuar tani?

Vazhdon paketa fiskale me përfitues me emra konkretë të përveçëm që marrin përfitime.

Ervin Bushati: Nuk flitet për 1 firmë apo dy firma, janë shumë.

E vetmja votë kundër ishte ajo e deputetit socialist Erjon Braçe, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

 Akciza mbi pijet energjike u vendos në janar të vitit 2014 me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim

EMISIONET