Dikur luanin në Champions, por tani përballen së bashku në Europa League. Milan dhe Arsenal nuk po përjetojnë vitet më të mira të tyre, por është padyshim sfida më interesante e këtij kompeticioni.

Kuqezinjtë nuk kanë frikë. Këtë e thotë hapur Massimiliano Mirabelli, drejtori sportiv i Milanit që në një intervistë për "Premium Sport" tha:

 “Është një sfidë e bukur kundër një skuadre të madhe. Erdhi në kohën e duhur dhe është e drejtë që të matim veten me një ekip të rëndësishëm. Nuk kemi frikë askënd dhe duam t'i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni. Kemi respekt për Arsenalin, por nuk kremi frikë nga askush."-deklaroi Mirabelli.

/Ora News.tv/