Alergjia është një reaksion i kohës që i ndodh organizmit nga një shkaktar që është normal në ambientin e jashtëm, i cili mund të jetë pluhur apo proteinë e buruar nga gjëra të ndryshme në natyrë, e cila nuk ka qëllim të krijojë sëmundje.

Jemi në fund të muajve të dimrit dhe doktoresha Mira Xhixha është bërë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti për të treguar disa gjëra për simptomat dhe ekzaminimet e alergjisë.

Ajo shpjegoi se po kapëercejmë virozat si gripi që merren nga rrugët e frymëmarrjes dhe jemi në fazën e alergjisë që ndahet në tre grupe sipas periudhave kohore, që bazohet në lulëzimin e bimëve.

Tashmë jemi në sezonin e hershëm polenik që fillon në fund të janarit deri në fund të marsit. Më pas është sezoni i madh polenik që fillon në fillim të prillit deri në fund të qershorit.

Më pas kemi muajt e verës deri në fund të tetorit që quhet sezoni i tretë polenik. Rreth sezonit të hershëm apo të vogël polenik, doktoresha tregoi se polenet që shkaktojnë më tepër alergji janë drurët e pemëve pasi janë më tepër prezente në ajër.

Alergjia nga këto ka filluar por nuk është aq e fuqishme sa në pjesën e pranverës, pra në sezonin e dytë, edhe pse Dr. Xhixha shpjegoi se nuk është e përcaktuar. Moshat më të prekura ndaj alergjive janë të rinjtë rreth moshës 20-30 vjec.

Simptomat e para janë tështimat, bllokimi i hundëve që shoqërohen me skuqje, lotim, kruarje të syve apo kollë. Komplikacioni më i madh që vjen nga polenet është rrufa alergjike, të cilën e kanë 60% e pacientëve.

Ndërsa për astmën bronkiale, doktoresha shpjegoi se mund të jetë komplikacion apo thjesht vazhdimësi natyrale e alergjisë, gjë që varet nga faktorët.

Për detaje tjera nga alergjia dhe ekzaminimet që duhen bërë, ndiqni intervistën në emisionin shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti.

/Ora News.tv/