Emisioni dedikuar shëndetit "Diagnozë", nga Freskida Miloti, transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në Ora News,

I ftuar në këtë cikël të emisionit alergologia Dr. Mira Xhixha. Stina e alergjive dhe kujdesi që duhet treguar. Testet ekzaminuese dhe trajtimi. Ndiqni këshillat nga alergologia edhe zgjidhni ushqimet e duhura.

Emisioni do të vijojë me rubrikën 'Impakt shëndet' me mjeshtrin e madh këngëtarin Bujar Qamili. Një intervistë ku këngëtari tregon rret koncertit madhështor, koncertet e bamirësë për pacientet në nevojë etj. Ai realizon surprizën së bashku me stafin e Ora News në Spitalin Rajonal të Shkodrës, kirurgut Dr. Ardian Dajti.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'

Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

/Ora News.tv/