Miqtë e Demi Lovato insistojnë se ajo nuk ka marrë heroinë dhe është gjendur në vilën e saj 8 milion dollarëshe

Demi Lovato është stabilizuar me shëndetin dhe është shtruar në spitali e Los Angeles, pasi u gjet pa ndjenja në vilën e saj në Hollivud, për të cilën fillimisht u aludua se ishte për shkak të një overdoze heroine.

Fillimisht u raportua se këngëtarja u transportua në një ambulancë të martën pasidte pasi shokët telefonuan urgjencën.

Një burim konfirmoi se asaj iu dha Narcan fillimisht kur u  gjet, një medikament i cili përdoret në rastet e overdozave.

Ndërkohë që u spekulua se Lovato ishte nën efektin e një overdoze heroine, TMZ raportoi të martën vonë se ylli i popit refuzoi t'i tregonte mjekëve se çfarë kishte marrë dhe se nuk u gjet drogë në shtëpinë e saj.

Një burim tha për uebsaitin se ajo nuk ka marrë heroinë por nuk do të tregojë detaje të mëtejshme. Gjithsesi, artistja ka qenë e lidhur më para me varësi ndaj kokainës dhe Oxycontin-ës.

Sipas UsWeekly, Narcani mbahej në dorë nga një nga mikeshat e këngëtares 'në rast se ndodhte gjë'.

Miqtë e saj e dinin se kjo do të ndodhte, pasi ato e dinin se ajo po përdorte sërish shumë. Ato kishin festuar një natë më parë në shtëpinë e Demit, por fatmirësisht Narcani punoi dhe ajo po e merr veten.

Ekipi i popstarit thotë se 'ishte e dukshme se ajo 'kishte dalë nga shinat', me shenja që po bëheshin alarmante sa më shumë kalonin ditët'.

Lovato ka qenë shumë e hapur për të treguar rreth varësive të saj ndaj alkoolit dhe drogës dhe më herët këtë vit ajo këndoi single-in e saj 'Sober' (Esëll) në të cilin detajon betejën me drograt dhe rrugën për shërim.


EMISIONET