Miqësorja me Kosovën/ Dalin në shitje biletat, ja ku mund t'i blini

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për testin miqësor përballë Kosovës. Ndeshja e programuar për tu luajtur me datën 29 maj do të zhvillohet në Zyrich të Zvicrës, ndërkohë kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga ai takim, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë të interesuarit se kanë dal në shitje biletat për këtë test.

"Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet në datën 29 maj ora 20:00 në stadiumin Letzigrund-Badenerstrasse, në qytetin e Zyrihut Zvicër.

Të gjithë sportdashësit kanë mundësi ta ndjekin nga afër këtë miqësore vllazërore, duke i blerë biletat në adresën online, starticket.ch dhe në linkun përkatës:—> Kosovë -Shqipëri.

Shitja e biletave do të fillojë sot, datë 18 maj 2018,  në orën 15:00, ku në atë kohë linku i biletave do të jetë funksional."

EMISIONET