Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçok, gjatë vizitës që realizoi në Tiranë, premtoi mbështetjen e vendit të tij në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Korçok tha se vettingu në drejtësi do të ishte një nxitje në këtë proces.

Korçok: Ju keni bërë shumë dhe është e rëndësishme që të zbatoni tani një vendim gjithashtu të rëndësishëm sa i përket vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse krijoni një track record të duhur duhet të jeni të sigurtë që Sllovakia do të mbetet mbështetëse e vendit tuaj. 

Ndërsa ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati u pyet edhe për bisedimet me Greqinë dhe mardhëniet me presidentin Meta, përsa i përket këtij procesi.

Bushati: Jemi në kontakt me Presidentin e Republikës, ekipet tona janë duke punuar sëbashku dhe mendoj që të gjtiha çështjet që janë ngritur nga ana e Presidentit do të marrin përgjigje shteruese sepse është normale që për një proces delikat sic është procesi që ne do të hyjmë së shpejti me Greqinë pas marrjes së autorizimit nga ana e Presidentit. Duke qëne se ky proces  të shkuarën ka pasur edhe aksidentet e tij, ne duam që nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare të kemi një qasje sa më solide dhe të shuajmë çdo pikëpyetje të mundshme.

Më tej, ministri sllovak iu përgjigj një pyetjeje për mosnjohjen e Kosovës.

Korçok: Nuk e kemi këtë datë. Ju e dini se pozicioni i Sllovakisë sa i përket pavarësisë së Kosovës, pra deklarimi unilateral i Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk e shoh që ne brenda në Sllovaki do ta konsiderojmë këtë çështje për arsye që njihen tashmë.  Në të njëjtën kohë doja të shtoja diçka tjetër. Kur shohim qasjen tonë ndaj Kosovës është e qartë që Sllovakia është për qasje pragmatike, është interesi ynë të lejojmë cdo gjë që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik dhe social të këtij vendi. Ky është një pozicion ligjor dhe Sllovakia nuk do ta ndryshojë. Por në të njëjtën kohë ne besojmë është në interesin tonë që ky vend të zhvillohet. Është në interesin e tyre, të Beogradit këto ishin fjalët e mia dje, më në fund do të gjendet një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Bushati theksoi se me Sllovakinë po negociohen 2 marrëveshje në fushën e doganave dhe të mbrojtjes së investimeve.

/Ora News.tv/