Ministri i Jashtëm i Sllovakisë tha se nuk ka një datë se kur ky shtet do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Gjatë një konference për mediat me ministrin Bushati, Ivan Korčok tha se qëndrimi i Sllovakisë për Kosovën nuk ka ndryshuar.

Ivan Korčok: Nuk e kemi këtë datë. Ju e dini se pozicioni i Sllovakisë sa i përket pavarësisë së Kosovës, pra deklarimi unilateral i Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk e shoh që ne brenda në Sllovaki do ta konsiderojmë këtë çështje për arsye që njihen tashmë. 

Në të njëjtën kohë doja të shtoja diçka tjetër. Kur shohim qasjen tonë ndaj Kosovës është e qartë që Sllovakia është për qasje pragmatike, është interesi ynë të lejojmë cdo gjë që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik dhe social të këtij vendi. Ky është një pozicion ligjor dhe Sllovakia nuk do ta ndryshojë. Por në të njëjtën kohë ne besojmë është në interesin tonë që ky vend të zhvillohet. Është në interesin e tyre, të Beogradit këto ishin fjalët e mia dje, më në fund do të gjendet një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës.

/Ora News.tv/