Irani do të shohë fundin e presidentit amerikan Donald Trump, por Trump kurrë nuk do të shohë fundin e Iranit," tha ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, pas një lufte verbale midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Duke folur nga Islamabadi i Pakistanit, kreu i diplomacisë iraniane sulmoi përsëri  shefin e Shtëpisë së Bardhë për një nga deklaratat e fundit në tëitter ku akuzonte Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen e organizatave terroriste.

"Donald Trump është terrorist i vërtetë," tha Zarif.

"Ai është përgjegjës për terrorizmin ekonomik që po kryen kundër Iranit".

Në një postim të dielën, Trump shkroi se nëse Teherani dëshiron të luftojë, do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Asnjëherë nuk do mund të kërcënojë më Shtetet e Bashkuara”.

Në përgjigje Ministri i Jashtëm iranian u shpreh: "Ne do të shohim fundin e Trump, por ai kurrë nuk do të shohë fundin e Iranit".


/Ora News.tv/