Ministrit i del videoja kompromentuese, ai e pranon dhe thotë se po shantazhohet

Ish-ministri i Financave i Afrikës së Jugut, Malusi Gigaba tha të dielën se një video seksuale private u "vodh" nga telefoni i tij dhe se ai ishte përballur me kërcënime dhe shantazh. Videoja ishte marrë në kohën kur ai drejtonte Thesarin e vendit.

Gigaba, tani ministër i Punëve të Brendshme, u largua nga detyra ministrit të Financave në mars të vitit të kaluar, pasi ish-presidenti Jacob Zuma shkarkoi Pravin Gordhan.

"Bashkëshortja dhe unë kemi mësuar, me keqardhje dhe trishtim, që një video që përmban materiale me natyrë seksuale, të destinuara vetëm për sytë tanë, është vjedhur nga telefoni im në mënyrë të paligjshme. Telefoni im u hakua në vitin 2016-2017", tha Gigaba në Twitter.

"Kjo video është bërë shkak për një numër përpjekjesh për shantazh dhe grabitje dhe që datojnë që nga periudha pas emërimit tim si Ministër i Financave më 31 mars 2017 dhe në të gjitha rastet kam refuzuar me forcë të japë diçka", shtoi ai.

Vuyo Mkhize, konsulent i marrëdhënieve me publikun që punon për Gigaba, konfirmoi vërtetësinë e postimeve.

Gigaba nuk ka zbuluar natyrën e kërkesave të shantazhit, por tha se agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës po hetonin çështjen.

EMISIONET