Fatmir Xhafaj jep papritur dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm

Fatmir Xhafaj jep papritur dorëheqjen nga posti i Ministrit të

Fatmir Xhafaj ka thënë papritur dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Ishte vetë kryeministri Edi Rama  i cili përmes një statusi në Twitter mëngjesin e sotëm (27 tetor 2018)  njoftoi se Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen të cilën ai ia kishte pranuar.

Kryeministri Rama shkruan në Twitter: "Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Dorëheqja e papritur

Nuk dihen shkaqet ndërsa edhe për stafin  dorëheqja ka qenë e papritur.  Ora News ka mësuar se rreth orës 19:00 të së premtes (26 tetor) Xhafaj ka dorëzuar dorëheqjen zyrtarisht në zyrën e kryeministrit, i cili më pas ka pranuar largimin e tij.  Ndërkohë që pak orë më parë Tahiri paralajmëroi se do të mbante një konferencë për median. Madje ai kishte prenotuar dhe një sallë në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit. Më vonë u mësua se konferenca anulohej.

Emerohet Sander Lleshi

Po në vijim të statusit Rama njoftonte se kishte emëruar gjeneralin, këshilltarin e tij të sigurisë në postin e Fatmir Xhafajt.

"Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse" shkruan Rama 

Hera e fundit ne zyren e ministrit te Brendshem: Kalova mëngjes shumë të këndshëm

Ishte ora 11:53 (27 tetor) kur Fatmir Xhafaj iu drejtuar godinës së Ministrisë së Brendshme tashmë si i dorëhequr.  Një viti në postin e ministrit të Brendshëm dita e sotme, ishte hera e parë që Fatmir Xhafaj i është drejtuar vonë godinës së ministrisës ë Brendshme. E megjithatë para se të ndërmerrte rrugën drejt godinës së ministrisë Xhafaj kishte konsumuar një mëngjes të bukur me familjarët. Kohë, që përkon me publikimin në Twitter të statusit të Ramës që njoftonte se kishte pranuar dorëheqjen e Xhafajt.

Fatmir Xhafaj: "Hera e parë që vij kaq me vonesë pas një mëngjesi shumë të këndshëm me anëtarët e familjes time dhe me mbesën. Të dytët që takoj jeni ju dhe jam shumë i lumtur që ju takoj se kemi bashkëpunuar shumë mirë. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe çfarë kemi bërë së bashku."

Xhafaj u rezervua të komentonte arsyet.

Gazetarja Pse e dhatë dorëheqjen zoti Xhafaj? 

Fatmir Xhafaj: I kam shpjeguar të gjitha."

Ndërkohë që me një mesazh të shpërndarë për median para se të mbërriten në zyrë shkruante se kishte dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të plotë.  Xhafaj shkruante: Sherbeva me pasion, arritem sfida te pamundura

Po sot në mesditë presidenti firmosi dekretin e shkarkimit por ende nuk ka firmosur deri tani dekretin për emërimin e gjeneralit në krye të kësaj  ministrie të rëndësishme. 

Levizja e papritur

Kjo lëvizjen vjen pak ditë pas megaoperacionit të koduar "Vol-vo 4" ku u firmosën 44 urdhërarreste për anëtarë të 4 grupeve kriminale. Nga përgjimet e bisedave u zbulua dhe biseda e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me një prej anëtarëve të grupit të Shijakut, me nofkën Niçja.  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar se kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është një nga personat që po hetohen në dosjen e veçuar pas 44 urdhërarrestimeve në të gjithë vendin.

Një tjetër operacion i i sukseshëm është dhe arrestimi i anëtarëve të grupit Bajri në Shkodër.

Ndërkohë opozita disa herë ka këmbëngulur për dorëheqjen e Fatmir Xhafës duke e akuzuar se ka ndihmuar vëllanë e tij Agron Xhafaj për t'i shpëtuar drejtësisë. Opozita akuzon Agron Xhafën për trafik droge dhe për të provuar këtë publikoi një audiopërgjim e njohur si "Babalja", ndërkohë që prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet. Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kallzim të rremë për gazetarin dhe protagonistët e audiopërgjimit të publikuar nga PD.   




EMISIONET