Duan statusin, minatorët të mërkurën takim me Ramën

Duan statusin, minatorët të mërkurën takim me Ramën

Ditën hënë minatorët nuk do të zhvillojnë protestën e parashikuar përpara kryeministrisë. Ky vendim erdhi pas takimit që një përfaqësi pati me zyrtarë të kryeministrisë dhe të dy ministrive.

Pas përfundimit të takimeve, një nga përfaqësuesit, Fiqiri Xibri tha se ditën e mërkurë do të zhvillohet një takim me kryeministrin dhe në varësi të ecurisë së këtij takimi do të merret vendimi për protestë.

Ata kërkojnë miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

"U gjykua që afati minimal i mundshëm është në paketën financiare të vitit të ardhshëm, por që e gjithë kjo kohë, nga tani deri në fund të vitit ëeshtë koha e nevojshme për të kaluar procedurat qëveritare dhe parlamentare për të miratuar ligjin për statusin e minatorit dhe aktet nënligjore për miratimin e tij.

Qeveria justifikohet me faktin sepse nuk ka përfunduar studimi i paketës financiare. Ndërkohë që ne gjykojmë se studimi i kësaj pakete financiare nuk ka asnjë arsye që të ishte zgjatur. Ne gjykojmë që kjo të kishte përfunduar brenda një muaji. Ka qenë vullneti i munguar, por kërkesa që ata na bëjnë që ne ti tolerojmë 1 muja, nuk u pranua nga ne. Ne i kërkuam që kjo të përfundojë shumë më shpejt se kaq, dhe ne këtë e pranojmë si afat vetëm nëse na i jep vetë kryeministri. Sot çështja nuk u diskutua me kryeministrin, por  me stafin e ngushtë dhe dijeninë e tij. U la që ata do të kenë një prononcim, mbi bazën edhe të asaj që do të diskutojmë të mërkurën do jetë ajo që do të na japë ne të drejtën për të vendosur nëse do të jemi në protestë apo do të zbusim qëndrimet në pritje të një afati. Ditën e hënë nuk do të ketë protesta. Në varësi të produktit të së mërkurës do të veprojmë. Protesta mbetet në fuqi.Ne këtë radhë luftojmë me parimin dy duar për një kokë", deklaroi Fiqiri Xibri.




EMISIONET