66 minatorët e zonës D në Buqizë vazhojnë protestat, tashmë të mbështetur në protestë edhe nga familjarët. Kjo valë protestash nga minatorët vjen pas perplasjes me policën private të firmës koncesionare të ACR, ku minatorët nuk janë lejuar të fillojnë punë në galeri. Protesta zhvillohet para galerisë 39 dhe sipas minatorëve të gjitha kontratat që ata kane më shoqëritë janë të rregullta. Nga ana e saj, ACR nepërmjet një komunikate për shtyp sqaron se ne 28 mars 2012, ACR ka nenshkruar nje marreveshje me një tjetër shoqeri per dhenien ne administrim te galerive te ndodhura ne Zonen D. Per shkak te mospermbushjes se nje sere kushtesh thelbesore te parashikuara ne kete marreveshje, me date 3 gusht 2012, ACR i njoftoi shoqerise në fjalë zgjidhjen e menjehershme te marreveshjes, duke i kerkuar kesaj te fundit lirimin dhe dorezimin e kesaj zone. Më tej në njoftim thuhet se METE dhe organet vendore te ruajtjes se rendit janë vënë në dijeni të kësaj situate, nderkohe qe ACR po merr masat e duhura per rifillimin e punes ne Zonen D, konform te gjitha rregullave dhe procedurave perkatese. Sipas kësaj firme koncensionare, shoqëria që administron zonën D mbetet i vetmi subjekt pergjegjes i kesaj zone, ndaj dhe cdo perpjekje per te kryer aktivitet ne kete zone do te konsiderohet e paligjshme dhe personat pergjegjes do te pergjigjen para ligjit. Por edhe ky komunikimi zyrtar nuk ka qetësuar minatorët, të cilët deklarojnë se nëse nuk do të zgjidhet situata do të nisin grevën e urisë në galeritë e minierave, ngjarje kjo e ndodhur edhe vitin e shkuar.

/Ora News.tv/