Mimi Kodheli: Nëse djali nuk më hap telefonin, ngatërroj botën për të ditur arsyen

Mimi Kodheli: Nëse djali nuk më hap telefonin, ngatërroj

Mimi Kodheli është deputetja e njohur shqiptare, e cila ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e saj. Ajo rrëfeu se i ka ndodhur që ai ti ketë prezantuar shoqet, por nuk ka patur asnjë reagim negativ në këto raste.

Një moment që ish-Ministrja e Mbrojtjes tregon për 'Why Not' nga Roza Lati është se cfarë mund të bëjë nëse ai nuk e hap telefonin.

"E bezdisja më përpara, tani e bezdis më pak. Por ai e di që kur zilja bie dhe është mami, duhet ta ngrejë telefonin përndryshe unë mund të ngatërroj një botë e gjysmë për të ditur arsyen përse nuk po përgjigjet. E kam gjithnjë merakun që është mirë, nuk i ka ndodhur ndonjë gjë. Është meraku i cdo nëne."

Pas kësaj vijoi se suksesi i saj ndodh prej mbështetjes që ka marrë prej familjes, duke shtuar se pasioni dhe dashuria me bashkëshortin mund të jetë më shumë se cka qenë kur ishin të rinj.

EMISIONET