Një ditë pas rikthimit të sinjalit analog për Tiranën dhe Durrësin, nënkryetarja e komisionit të Medias u shpreh se situata e pajisjes me dekodera të qytetarëvë ishte një përgjegjësi i AMA-s. Por pavarësisht se procesi i dixhitalizimit është i pakthyeshsëm, mazhoranca shprehu shqetësimin për situatën me të cilin u përballen qytetarët. Nënkryetarja e komisionit të medias kërkoi takim me drejtuesit e autoritetit për sqarimin e situatës.

Në mungesë të opozitës në komisionin e Medias, deputetët e mazhorancës shprehen shqetësimin për problemet me të cilat u përballen qytetarët pas vendimit të AMA-s për ndërprejen e sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës. Sipas nënkryetares së komisionit, ndërprerja e sinjalit televiziv analog nuk duhej të ishte bërë pa u siguruar që qytetarët të pajiseshin me dekodera.

Milva Ekonomi: Kemi një situatë me AMA që ishte situata drejt dixhitalizimit dhe ne kemi ndjekur këto ditë problemet që kanë qenë nga kalimi analog në dixhital për Tiranë dhe Durrës. Ju e patë vendimin që mori AMA për ta spostuar afatin e pajisjes me dekorder. Në fakt unë mendoj se kjo është një përgjegjësi institucionale për ente të pavarura që veprojnë drejt kur kanë një situatë të aksesit jo të plotë të qytetarëve për të qenë të pajisur me dekoder.

Pas 24 orësh, AMA vendosI shtyerjen e ndërprerejs së sinjalit anlag deri me 15 janar, për t’i dhënë kohë qytetarëve që të pajisen me dekodera. Por pavarësisht sensibilizimit publik, nënkryetarja e komisionit u shpreh se procesi i dixhitalizimit duhet të vijojë, edhe pse kërkoi që të bëhet kujdes.

Milva Ekonomi: Duhet të diskutojmë me AMA-n se çfarë do të bëjë AMA për ta shtyrë deri në fund këtë detyrë që mori. Kështu që propozoj edhe një takim në ambientet e AMA-s.

Zv.kryetarja e komisionit Milva Ekonomi ka kërkuar edhe një takim me antëarët e AMA-s për të diskutuar rreth këtij procesi.

/Ora News.tv/