Milos Kostic pranë shkarkimit, ja 3 kandidaturat që mund ta zëvendësojnë

Milos Kostic pranë shkarkimit, ja 3 kandidaturat që mund ta

Zero pikë në katër ndeshje pritet t'i kushtojnë shumë trajnerit të Luftëtarit, Milos Kostic, me teknikun serb që mund të shkarkohet nga kryesia e klubit Gjirokastrit nga minuta në minutë.

Dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, në ambjentin bluzi po qarkullojnë 3 emra të cilët pritet të marrin drejtimin e tyre. Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur Agim Canaj që është i papunë që prej shkarkimit nga stoli i Tërbunit. Gjatë të kaluarës së tij 56 vjeçari ka drejtuar skuadra si Dinamo, Skënderbeu, Vllaznia dhe Kukësi, ndërsa Gjirokastra do të ishte eksperienca e tij e parë.

Një tjetër emër i pëlqyer nga bluzinjtë është ai i Gentjan Mezanit. 38 vjeçari i cili vjen pas eksperincës në stolin e Laçit, shikohet si "gomerdare" shpëtimi për klubin bluzi.

Jo më pak i kuotuar është dhe emri i ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Shkëlqim Muça. 58 vjeçari i cili nuk ulet në stolin e një skuadre futbolli prej vitit 2015, asokohe me Tiranën pritet t'i kthehet zanatit të vjetër dhe ambjenti gjirokastrit ia ofron një gjë të tillë.

Gjithsesi këto janë vetëm aludime, pasi Kostic është ende në krye të Luftëtarit.

EMISIONET