Duke komentuar akuzat e ndërsjellta mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Paskal Milo thotë se edhe në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare ka shumë hipokrizi dhe kjo është për tu vajtuar.

Milo: Edhe në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ka shumë hipokrizi. Dhe kur ka hipokrizi mes shqiptarëve, imagjino se çfarë hipokrizie mund të ekzistojë mes vendeve të tjera ose me vendet e tjera. Vetë diplomacia e ka një % jo të vogël hipokrizie, por nëse kjo tejkalohet, aq më tepër në marrëdhëniet ndërshqiptare, kjo është për tu vajtuar.

I ftuar në RTV Ora, Milo thotë se përkundër akuzave të Haradinaj ende nuk ka ndonjë fakt publik që implikon Ramën në ndonjë negociatë të fshehtë për ndarje të Kosovës.

Milo: Haradinaj mund të ketë informacione por në opinionin publik nuk ka dalë fakt konkrete për të mbështetur këtë akuzë. Padyshim është parë një qasje e lehtë në favor dhe mbështetje të Thaçit.

Sa i takon ndërmjetësimit të dialogut Kosovë-Serbi, Milo dhe thotë se Mogherini ka dështuar.

Milo: Për ndërmjetësimin për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është një dështimi plotë dhe i qartë. Gjermania dhe Franca e morën këtë rol dhe ndërmjetësim për shkak të dështimit të KE dhe personalisht të zonjë Mogherini. Nga informacionet, Mogherini e ka inkurajuar edhe çështjen e korrigjimit të kufijve mes dy vendeve.E ngarkon atë me përgjegjësi. Ishte një "minë me sahat" për të hedhur në erë edhe ato bisedime që zhvilloheshin.

/Ora News.tv/